Ndërmarrja publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci” ka kërkuar dje nga Policia e Kosovës kthimin e një prone të paluajtshme.
Kjo pronë ishte uzurpuar në fshatin Varagë e Poshtme, ka bërë të ditur Policia.
“Lidhur me rastin, në cilësi të dëshmitarit, është intervistuar një mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, e ka cilësuar rastin në drejtim të veprës së lartcekur dhe mbetet në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.