Dyshohet se në fshatin Vrellë të Istogut një i ri pësoi lëndime nga arma e zjarrit dhe e futi veten në telashe duke deklaruar rrejshëm në polici.

Sinjali mëson se i dyshuari përfundoi me lëndime në spital pasi ishte vete plagosur me një armë zjarri, por para Policisë deklaroi se plagët i kishte pësuar nga sulmi i qenve endacakë.

Megjithatë, rrena nuk i shkoi gjatë pasi u zbulua se arma i kishte shkrepur nga pakujdesia dhe ka pësuar lëndime në këmbë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, teksa i dyshuari ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. 

Nga aty, është shoqëruar në stacion policor dhe më vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.