Vizita e djeshme e Ministritë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të minatorët e Trepçës ka nxitur reagime të shuma. Kjo pasi është publikuar një video, ku ministri Sveçla kërkon llogari nga minatorët. Në bashkëbisedim me një minator, ai kërkon nga minatori të tregoi se “kush po vjedh”, ndërsa minatori i thotë se nuk e di.
Një veprim i tillë i ministri Sveçla është kritikuar ashpër nga sindikata e minatorëve, opozita dhe njohësit e rrethanave politike në vend.
Sipas tyre, sjellja e ministrin në fjalë ka qenë arrogante.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se nuk e ka të qartë pse Sveçla ka shkuar aty.
Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se ministrin në fjalë nuk e lidh asgjë me këtë ndërmarrje.
“Jo për neve është e paqartë për Sveçlën, por të ndalume nuk e ka, por nuk është diçka që lidhet me ta. Nuk e shohim as pozitive as pengesë pse ka ardhur. Çdo qytetar të drejtë, mirëpo në rrethanat me Trepçën nuk ndërlidhet diçka”, është shprehur ai.
Ai e ka dënuar sjelljen e arrogante të zyrtarit qeveritar ndja minatorëve.
“Për mua është nivel i ulët me i thanë ministri minatorit kallëxoni kush vjedhë. Ministria e ka hetuesin, janë organet e rendit që duhet me u marrë me këtë punë. Duhet me i gjete ata, nuk është zor. Keqpërdoruesit i ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit. Minatori më i pafajshmi është”, tha Jonuzi për Nacionalen.
Jonuzi ka bërë me dije se minatorët ende nuk e kanë marrë pagën e korrikut.
“Hala pagën e korrikut nuk e kanë paguar, edhe po këyqrin me na ndëshku për shkak të keqmenaxhimit, minatorët me pagu koston për këtë”, ka thënë Jonuzi, duke përmendur tendencën e Qeverisë për t`i dënuar minatorët.
Edhe anëatri i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiçi, e ka vlerësua si të panevojshme prezencën e Sveçles aty.
“Çka lyp ministri i brendshem ne Trepçe, ne nje ndermarrje publike? Kjo pamje e Sveçles, per nje moment ma kujtoj nje dokumentar per Chernobylin. Sveçla i enderron kompetencat e ministrave te brendshem te kohes se bllokut sovietik dhe te “Politbyrose”. Nderhyrja e ministrave ne punen operative te nje ndermarrje publike, eshte veper penale”, ka shkruar Rukiçi në profilin e tij në “Facebook”.
Ndërsa, gazetari Lirim Mehmetaj ka bërë me dije se në kushte normale do të duhej të ishte e kundërta.
Sipas tij, minatorët është dashur të kërkojnë llogari nga ministrat.
“Në vend se t’i japin llogari, Sveçla e Rizvanolli i kërkojnë llogari minatorit për punët në Trepçë Xhelal Sveçla paska takuar minatorët pa rroga të Trepçës e po u kërkon llogari se kush vjedh në Trepçë. Në një video të publikuar nga Pro zë, po iu thotë “ju e dini kush vjedh” medemek dorëzojeni hajdutin. Kjo milionerja, ministrja Artane Rizvanolli, po e çon stekun një hap më larg. Po iu tregon minatorëve qysh qeveria po jep shumë pare për Trepçë, po iu kërkon llogari se ku janë. Këtë po ua thotë atyre që janë tre muaj pa paga. O njerëz të marrë, o të shpifur, me i kërku llogari minatorit për funksionalitetin e ndërmarrjes është sikur me ardhë te objekti i Qeverisë së Kosovës edhe atij zyrtarit te dera me i kërku llogari për mos implementimin e politikave qeveritare nga kryeministri. A jeni more n’vete?”, ka shkruar Mehmetaj.