Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili e fitoi edhe për një mandat ulësen në Kuvendin e Kosovës, ka komentuar deklaratat e kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e koalicionit me VV-në.
Hoxhaj tha se Limaj i reflekton interesat e subjektit të tij politik dhe se atij s’i takon ta gjykojë atë se a është gabim apo drejtë.
“Çka ne mendojmë se duhet ta kemi parasysh si parti politike është kjo, ne duhet ta respektojmë vullnetin e shumicës. Dhe nëse shumica e ka mbështet Albin Kurtin që të ketë përparësinë e krijimit të qeverisë, le të provon, por nëse ne jemi subjekt politik i cili përfaqëson edhe interesat e vetë qytetarëve ne duhet të bëjmë çdo gjë që ta përfaqësojmë zërin e votuesve tanë dhe zërin e votuesve të atyre që janë në opozitë”, tha Hoxhaj në “Blic Intervieë”, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se nëse kryeministrit aktual dhe kandidati i VV-së për këtë pozitë, Albin Kurti, i shteron mundësitë për ta formuar qeverinë, atëherë PDK-ja mund të vjen në fuqi për ta bërë një gjë të tillë.
“Mendoj se pas shterimit të mundësisë nga ana e zotit Kurti mund të vjen në fuqi opsioni që Partia Demokratike e Kosovës edhe ta krijon dhe formon Qeverinë”, tha ai.