Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovi, ka dhënë një pretendim të çuditshme në lidhje me intervisitmin e djeshëm të Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale e Kosovës .
Intervisitmin në fjalë ai e ka lidhur me një sondazh të brendshme, i cili, sipas tij, e nxjerr VV-në si parti me 49 për qind.
Sipas tij, ky intervistim është bërë vetëm dy ditë pasi këtë sondazh e kanë marrë partitë politike.
Por, pretendimi i Bajqinovit del të jetë i pavërtetë, sepse Dejona Mihali për këtë intervistim nga prokuroria ishte ftuar edhe para një jave, por zyrtarja e VV-së kishte refuzuar t`i përgjigjet pozitivisht ftesës së prokurorisë.
Mihali kishte pranuar të intervistohet në cilësinë e dëshmitares vetëm pas ftesës së dytë të Prokurorisë Speciale.
Më poshtë mund ta lexoni pretendimin e çuditshëm të deputetit të VV-së.
“49%-ëshi (pa diasporën) i paska shqetësuar fortë. Vetëm 1-2 ditë pas rezultateve të sondazheve të fundit, koalicionin prokurori-portale online (disa prej tyre)-analistë “të pavarur”-opozita e filloi parafushtën. Prokuroria e fton Dejona Mihalin; portalet online (jo të gjitha) e presin me kamerë para hyrjes së prokurorisë; raportojnë me burime brenda prokurorisë; analistat “e pavarur” statuset gati; opozita në sulm”.