Dy granata dore janë hedhur në oborrin e stacionit policor në Zveçan.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh ku ndër të tjera thuhet se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

“Është raportuar se nga persona të panjohur janë hedhur dy granata dore në oborrin e stacionit policor, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.

Policia e Kosovës dënon ashpër këto veprime të rrezikshme dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij sulmi. Çdo informacion që mund të ndihmojë hetimet mund të raportohet në numrat e Policisë apo përmes linjave të besueshme të raportimit.