Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, në seancën që po diskutohet për FSK-në.

Haradinaj e ka quajtur Kurtin “spiun” të Serbisë dhe “tradhtar”, i cili e ka lënë ushtrinë e vet pa bukë.

“Angazhimi i tij ditor i tëri është mashtrim, ai nuk punon në interes të këtij veni. Ai në mënyrë sistematike, me qëndrueshmëri, në vazhdimësi vazhdon me dobësu vendin që udhëheq, me ia dobësu shtyllat jetike të sigurisë. Ai godet pamëshirshëm policinë e vendit, AKI-në, ushtrinë, dhe atë në mënyrat ma të ulta të mundshme.

“Ai është spiun i Serbisë, po është spiun, po është tradhtar ai qe e len ushtrinë e vet pa buke, çka mi thanë këtij njeriu. E ka lanë ushtrinë e vet pa bukë”, ka deklaruar Haradinaj.