Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar një fabrikë në Vushtrri.
Hamza ka thënë se do të jetë partner kryesor i ndërmarrësve në misionin e krijimit të sa më shumë vendeve të punës, me paga dhe kushte më të mira për të gjithë punëtorët e sektorit privat.
“Si kryeministër, unë do të jem partner kryesor i ndërmarrësve në misionin e krijimit të sa më shumë vendeve të punës, me paga dhe kushte më të mira për të gjithë punëtorët e sektorit privat. Kosova mundet ma mirë. Zhvillimi i mirëfilltë ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve janë qëllimi dhe përkushtimi im. #MaMirë”, ka shkruar Hamza.