Deputeti Haki Abazi, i cili së fundi ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka ngritur dyshime lidhur me sulmin që ndodhi të premten e javës që shkoi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ai, në një intervistë për emisionin më të ri “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, ka thënë se çuditërisht, ky sulm ndodhi në prag të fushatës elektorale.

“Është fatkeqësi që kjo ndodhi në fushatë elektorale. Çuditërisht. Dhe aty kishte kompani tona të cilat kanë punu”, ka thënë Abazi.