Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Cak i hajnave ka qenë së fundmi edhe kryetari i një komune në Kosovë.
Bëhet fjalë për të parin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili e ka denoncuar rastin të premten në Polici.
Hajnat janë futur brenda shtëpisë së familjes Ferati në fshatin Gurrakoc të Istogut dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme dhe stoli ari.
Bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë arritur që të vjedhin hiç më pak se 30 mijë euro ‘cash’, si dhe ari në vlerë të rreth 7 mijë eurove.