Salih Zyba, deputet nga radhët e Vetëvendosjes, në një lidhje drejtpërdrejt në FRONTAL në T7, është pyetur për akuzat në lidhje me punësimin e motrës së tij në Ministrinë e Drejtësisë, të bëra nga Paris Guri i LDK-së, shkruan Gazeta Express.
Zyba, në një përgjigje të shkurtër ka thënë se ai s’ka ndikuar për këtë punësim duke thënë ‘‘asnjëherë të askush’’.
‘‘Është organ i ndjekjes, i gjykimit, apo i akuzës apo çka është ai person. Po s’kam pas, me pas një dëshmi le ta procedon unë i përgjigjem organeve të drejtësisë, dhe e mirëpres. Asnjëherë të askush’’, ka thënë ai.