Protestae dhunshme e opozitës e cila u mbajt në Tiranë, ka bërë që një grua të lind fëmijën e saj në veturë.
Top Channel raporton se automjeti u bllokua në trafik, pasi shumë rrugë ishin të bllokuara për shkak të protestës.
Nuk dihet ende se si është gjendja shëndetësore e nënës apo foshnjës.
Por ajo që dihet është se në këtë protestë u lënduan 10 policë, ku njëri nga ta u dërgua në Spital, gjithashtu edhe tre qytetarë janë dërguar nëpër spitale.
Gjendja e policit është jashtë rrezikut për jetë, raporton A2 CNN