Gjatë së hënës në media është publikuar një video, ku një person shihet duke e grisur librin e shenjtë të Kur’anit.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në qytetin e Prizrenit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka filluar hetimet për këtë rast dhe është duke e cilësuar si “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

NXITJA E URREJTJES , PËRQARJES OSE MOSDURIMIT KOMBËTAR, RACOR, FETAR APO ETNIK

Prizren 03.03.2025 – 12:10. Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokurori kompetent. Rasti është duke u hetuar.

https://www.facebook.com/watch/?v=1164586571255721