Pas një jave pushim, këtë javë janë rikthyer seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë.

Seanca e sotme është njoftuar të nisë në ora 09:00, teksa dje dhe pardje, në sesion privat dëshmoi dëshmitari i 85-të i Prokurorisë.

Dëshmitari në fjalë është me masa mbrojtëse, teksa Zyra e Prokurorit bëri të ditur se i njëjti është ish-anëtar i UÇK-së.

“Dëshmitari 04737 është një ish-anëtar i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut. Ai do të jep dëshmi lidhur me veprimtaritë gjatë luftës dhe strukturës së komandës në këtë brigadë”, njoftoi përfaqësuesi i ZPS-së, Matt Halling.