Gjykata Speciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për të vizatuar babain e tij që është në gjendje të rëndë shëndetësore prej disa kohësh.
E në lidhje me këtë vendim ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ajo tha se Specialja ka deklaruar se nuk ka arsye të mjaftueshme për ta liruar për vizitë Thacin, pasi baca Haxhi i shtrirë në spital duke luftuar me dhimbjen dhe moshën nuk “qenka mjaftueshëm i sëmurë”.
“Sa më shumë duhet të vuajë një baba që t’i njihet dhimbja? Sa duhet të rëndohet shëndeti i tij që ta quajnë “boll”? A ka një matës për dhimbjen e prindit që pret të shohë të birin para se të mbyllë sytë?”,pyeti Citaku.
Ajo tha gjithashtu se kjo nuk është drejtësi dhe s’është as njerëzi.
Reagimi i plotë:
Gjykata Speciale paska deklaruar që nuk ka arsye të mjaftueshme për ta liruar për vizitë Presidentin Thaçi. Se baca Haxhi, i shtrirë në shtrat, duke luftuar me dhimbjen dhe moshën, nuk qenka “mjaftueshëm” i sëmurë.
Sa më shumë duhet të vuajë një baba që t’i njihet dhimbja? Sa duhet të rëndohet shëndeti i tij që ta quajnë “boll”? A ka një matës për dhimbjen e prindit që pret të shohë të birin para se të mbyllë sytë?
Kjo nuk është drejtësi! Kjo nuk është njerëzi!
Një zemër e lodhur pret të rrahë edhe një herë me shpresën e një përqafimi të fundit.
Por edhe këtë të drejtë ia mohojnë.
Historia do të gjykojë edhe këto padrejtësi.