Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar nga paraburgimi, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Durrësit.

Ky vendim erdhi si pasojë e shqyrtimit të rastit të tij, pas një incidenti që kishte ndodhur në një diskotekë në Pejë, për të cilin Noizy ishte arrestuar dhe mbajtur në paraburgim.

Noizy, një nga figurat më të njohura të skenës muzikore shqiptare, ishte përballur me akuza për pjesëmarrje në një konflikt që dyshohet të ketë ndodhur në një nga diskotekat më të frekuentuara të Pejës. Incidenti kishte tërhequr vëmendjen e gjerë publike, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat dhe komuniteti muzikor.

Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin e tij pas caktimit të masës së garancisë pasurore, e njohur ndryshe si dorëzani, duke lejuar kështu që Noizy të lirohet dhe të vazhdojë aktivitetet e tij në liri, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Vendimi i gjykatës u konfirmua nga avokati i tij, Besnik Berisha, i cili për mediumin Sinjali ka konfirmuar lirimin e tij.

Noizy përndryshe ka qenë i kërkuar nga autoritetet në Kosovë dhe kërkesën për ekstradimin e tij nga Shqipëria, e kishte nënshkruar vet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu