Kryeministri Albin Kurti nëpër tubime elektorale po vazhdon të merret me Klan Kosovën.
Kjo gjuhë e tij ka nxitur bashkëpartiakët dhe simpatizantët e Vetëvendosjes që të përdorin gjuhë kërcënuese e shënjestërim të gazetarëve e kameramanve derisa janë në kryerje të detyrës.
Më 29 janar, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me afër 40 mijë euro gjobë Lëvizjen Vetëvendosje, ndër të tjera edhe për pengim dhe gjuhë nxitëse ndaj gazetarëve.