Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, pas një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.
Siç raporton mediumi Nacionale, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, ku të paktën një person është plagosur.
Lexuesit i kanë dërguar pamje mediumit, ku një person shihet i shtrirë në tokë.
Në vendngjarje janë parë edhe Policia e Kosovës.
