Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:00 në Gjilan.

Siç bën të ditur policia, një burrë ka vdekur derisa po dërgohej në emergjencë transmeton Klankosova.tv

I njëjti raportohet se kishte qenë në spital për kontroll një ditë më parë, të premten më 29 nëntor derisa një ditë më pas i është keqësuar gjendja e tij shëndetësore.

Lidhur me rastin policia i ka nisur hetimet dhe ngjarja nga organet e rendit klasifikohet si “Hetim i vdekjes”, thuhet në raportin 24 orësh