Një grua në Fushë Kosovë është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie.

Sipas informacionit të dhënë nga Policia e Kosovës, menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të hetuar rreth rrethanave të ngjarjes.

Mjeku ka konfirmuar se viktima nuk ka shenja dhune në trup.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’u nënshtruar obduksionit, në mënyrë që të zbulohet shkaku i vdekjes.