Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të premten afër një kompleksi banesor në Ferizaj.
Lajmin për media e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.
“Me datën 23.08.2024 rreth orës 08:40 kemi pranuar një informatë se rrugën Uran Tinova-Ferizaj afërsi të një komplesin banesor në Ferizaj një person mashkull, kosovar i moshës 53 vjeçar ishte pa shenja jete, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjekët kujdestarë dhe sipas tyre ishte vdekje natyrale, sulm kardiak dhe nuk ka dilema tjera”, tha Veseli.
Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit viktima i është dorëzuar familjarëve.