Ata në gjendje të dehur janë përleshur mes vete.
Lidhur me këtë rast detaje ka dhënë shefi i hetimeve në rajonin e veriut Petrit Fejza.
Fejza për Klankosova.tv deklaroi se gjatë intervenimit janë lënduar tre policë.
“Mbrëmë në mesnatë, diku rreth orës 00:20 janë arrestuar gjashtë persona të cilët në gjendje të dehur janë përleshur mes vete. Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbreti Petri 1″ në veri të Mitrovicës. Personat e arrestuar janë të nacionalitetit serb”, deklaroi ai.
“Gjatë intervenimit lëndime të lehta trupore kanë pësuar edhe tre policë. Personat e përfshirë në rast me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, theksoi Fejza.
Ai nuk dha më tepër detaje lidhur me ngjarjen, teksa shtoi se kanë nisur hetimet, për të kuptuar shkaqet rreth këtij incidenti.