Një vajzë e mitur ka qenë cak i një ngacmimi seksual në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur në shkollën “Mazllum Këpuska”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot, rreth orës 08:30, një qytetar ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është ngacmuar, në një shkollë në Gjakovë, nga një person i rritur, i cili punon në bufenë e shkollës”, ka thënë Elezaj për Telegrafi.
Elezaj ka shtuar se rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “ngacmim seksual”, përderisa policia është në kërkim të të dyshuarit.