Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është paraqitur në Gjykatë për t’u përballur me akuzat për mosdeklarim të pasurisë. Ajo u deklarua e pafajshme lidhur me akuzën.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Gërvalles me pretendimin se në formularin për deklarim të pasurisë, më 22 mars të 2021-s s’i ka paraqitur të dhënat e kërkuara me ligj.
Ministrja Gërvalla akuzohet për veprën penale “mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.