Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka arsyetuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila nuk ia zgjati dorën ditë më parë në inaugurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim  në Podujevë.

Gërvalla është shprehur se presidentja Osmani nuk kishte kurrfarë arsye që të mos ia jepte dorën, por kjo ndodhi pasi rreshti i njerëzve ishte i gjatë.

Të them të drejtën unë e kuptoj që mediat gjejnë gjithkund qimen në ve, mirëpo rreshti ishte i gjatë dhe aspak nuk besoj që presidentja të ketë as arsyen më të vogël të mos i jap dorën dy prej bashkëpunëtorëve të saj më të afërt”, ka thënë ajo në DPT te Fidani.

Ndryshe, ka kohë që në opinion është përfolur për një ‘përplasje’  në mes presidentes Osmani e ministres Gërvalla.

Një gjë e tillë ra në sy edhe në ceremoninë e zbulimit shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.

Kjo pasi Osmani me të arritur në ceremoni, u përshëndet me kryeministrin Albin Kurti, ish-presidentin Fatmir Sejdiu, më pas me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe djalin e presidentit Rugova, Ukë Rrugova, por jo edhe me ministren Gërvalla.

Përshëndetje nga Osmani nuk pati as për kryetarin tjetër të Listës Guxo, Faton Peci, i cili është gjithashtu edhe ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.