Garë e ashpër është duke u zhvilluar mes AAK-së dhe Nismës për një deputet.

Deri më tash, ulëse në Kuvend nga ky koalicion kanë siguruar: Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, Bekë Berisha, Time Kadriaj, Arbëreshë Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku falë kuotës gjinore.

Gara e ashpër është mes Lahi Brahimajt dhe Vesel Krasniqit.

Brahimaj ka 10 mijë e 775 vota, kurse Krasniqi ka 10 mijë e 529. Votat nga diaspora dhe ato me kusht duket se do të jenë përcaktuese se cili do ta fitojë garën.