Koalicionit PDU – Balli Kombit do t’i hyjë garës zgjedhore të 9 shkurtit me kandidatë për kryeministër dhe për postin e presidentit. Për të parin e synon Kreshnik Husaj ndërsa pasues i presidentes Vjosa Osmani synon të bëhet Ismet Hebibi, raporton Ekonomia Online.   

Në një konferencë për media, ky koalicion ka prezantuar disa kandidatë, ndërsa propozimet tjera do të bëhen javëve në vazhdim.

Kandidati i këtij koalicioni për kryeministër Kreshnik Husaj, tha se lista me deputetë është e denjë për përfaqësimin e interesave të qytetarëve.

“Sot fillon zyrtarisht propozimi i kandidatëve për deputetë, ku javë për javë kemi propozimet tona të cilat ne mendojmë që janë personat e denjë sa i përket përfaqësimit të interesave të qytetarëve sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Ne si subjekt politik kemi ftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë synime të jenë pjesë e kandidatëve për deputetë t’i bashkëngjiten rrugës sonë të fitores në këto zgjedhje dhe sigurisht që këto zgjedhje kanë vetëm një qëllim që është fitorja”, tha Husaj, teksa shprehet optimist që pasues i presidentes Vjosa Osmani do të bëhet Ismet Hebibi. I njëjti, do të jetë edhe kandidat për deputet.

“PDU së bashku me Iniciativën e Ballit ka propozuar që në këto zgjedhje figura e doktori Ismet Hibibit si kandidat kontrovers është bashkuar listën sonë të fitores të këtyre zgjedhjeve si kandidat për deputet. Njëherit ne së bashku më Hebibin kemi biseduar për zgjedhjet presidenciale dhe kemi propozimin tonë që në këto zgjedhje Hebibi të jetë edhe kandidat për president kur përfundon mandati i Vjosa Osmanit. Ne kemi prekur edhe sferat rinore dhe kemi zgjedhur për kandidat Demollin i cili është kandidat për deputet. Kemi bërë edhe plotësimin e formularit të listës zgjedhore këta janë ata sa i përket sferës politike”, tha ai.

Husaj pati edhe një koment për doracaket e lëndës së “Edukimit Seksual” të cilat kanë shkaktuar diskutime dhe debate të shumta në publik.

“Unë si kandidat për kryeministër përshëndes komunat për bojkotimit të rregullores së Ministrisë së Arsimit, sa i përket lëndës së re për çështjen seksuale nëpër shkolla, jemi të rriten në frymën e re por jo në një frymë që del në ekstradim në nivelin shkollor, duke përjashtuar çdo mundësi për futjen e edukatës brenda shkollave”, deklaroi Husaj.