Në “Pressing” të T7, të mërkurën është duke u diskutuar për Gjykatën Speciale.
Në studio është lidhur përmes telefonit Gani Geci, që iu drejtua Nait Hasanit dhe Fatmir Humolli.
“A e dinë z.Humolli kur ja kanë arrestu ushtarin më të fortë, Mujën . E dinë ai”, ka thënë Geci.
Gani Geci pastaj ka folur edhe për Hashim Thaçin.
“Gjykatën Speciale e ka maru Hashim Thaçi, jo për vete, por për tjerët. Kur e ka kuptu që do të arrestohet ka tentu me zhbë”, ka thënë ai.
Më pas Geci foli edhe për Nait Hasanin, po Hasani tha se kurrë nuk ka folur me Gecin.
“Asnjëherë nuk ke folur me mua, kurrë asnjëherë, ta dhënë mundësinë me fol me mua përmes televizionit”, ka thënë Hasani.