Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi ka shpërndarë një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku një mërgimtar, me fletëvotim në duar bën thirrje që të votohet VV’ja.

Gashi thotë se kjo është vepër penale, dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të merren me rastin.

Ai kërkon që personi në fjalë të hetohet dhe të ndiqet për cenim të procesit zgjedhor.

“Kjo është vepër penale. Prokuroria duhet qysh sonte të caktojë prokurorin e rastit!
Kjo rrezikon të gjithë kontigjentin e votave me postë nga diaspora. Ky person duhet hetuar dhe ndjekur për cenim të procesit zgjedhor”, shkroi Gashi.