Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka komentuar veprimin e fundit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili në seancën e sotme i kërkoi Listës Serbe largimin nga salla e kuvendit.

 “Dy muaj para zgjedhjeve Konjufca po na tregon qe eshte patriot me filma. Bajagi patriot je Glauk”, ka shkruar Brahimaj, transmeton IndeksOnline.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Pas 4 vitesh qeverisje, dy muaj para zgjedhjeve Konjufca zgjedh të bëhet patriot dhe të ju ndaloj deputetëve të Listës Serbe që të nënshkruhen. Kjo bukur do të ishte sikur të ishte e sinqertë.