Evi Kokalari aktiviste e njohur në SHBA ,tha se pas fitores së Donald Trump si president i SHBA-së, së shpejti do të lirohen nga Haga Hashim Thaçi dhe të tjerët që po gjykohen në Hagë.

“Kam idenë që Hashim Thaçi dhe të tjerët që janë në Hagë fatkeqësisht, e kam idenë që së shpejti do të lirohen pasi fitoi Donald Trump. Këtë e di që e kanë qëllim individë rreth presidentit Trump”, u shpreh Kokalari.

Duke folur për fitoren e Trump, Kokalari theksoi se kosovarët në Amerikë ishin më të kujdesshëm për votën e tyre.

“Shqiptarët e Kosovës kanë qenë më të kujdesshëm për të dhënë votën”, tha Kokalari në RTV21.

Edhe ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte folur për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në nj intervistë të gjatë në emisionin e Grida Dumës, ai vlerësoi se Thaçi duhet të lirohet dhe se evropianët po bëjnë një punë të pistë.

“Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për z. Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë evropianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë evropianët është skandaloze. Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike”.

“Evropianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”, kishte deklaruar Grenell.

Ndërsa në korrik të këtij viti, Grenell kishte njoftuar për lirimin nga akuza për dokumente të klasifikuara të Departamentit amerikan të Drejtësisë që i viheshin në barrë ish-presidentit amerikan Donald Trump, rastin e të cilit e kishte pasur prokurori i Hashim Thaçit, Jack Smith.

Por, tani sipas Grenellit, është radha që të lirohet edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Rasti i Jack Smith kundër Trump po shpërbëhet. Radha është te ti, Hashim Thaçi ”, ka shkruar Grenell në platformën “X”.