Pas sulmit që iu bë futbollistit Belgin Jashari, shkolla e futbollit “Arsenal” në Prishtinë është dënuar me 300 euro gjobë nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Siç raporton Nacionale, FFK-ja e ka dënuar shkollën e futbollit “Arsenal” për lëshim në organizim, pra hyrje të personit të paautorizuar në fushë.
Sulmi ndaj Belgin Jasharit kishte ardhur nga një prind i cili hyri në fushën e lojës, dhe e goditi futbollistin me shqelm.
Ndërkaq, sulm dyshohet të ketë ndodhur edhe për shkaqe raciste, pasi Belgin Jashari është nga komuniteti ashkali.
Ndryshe, mbrëmë në Klan Kosova deputeti i partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha e kundroi poashtu sulmin si racist.