ë shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve. Festat me armë s’po kanë të ndalur, e shumë prej atyre që po festojnë në këtë formë po përfundojnë në pranga, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në rrugën “Selman Lajqi” në Pejë, ku Policia arrestoi tre persona që gjuajtën me armë në një aheng familjar.
Tre të dyshuarit gjuajtën rreth 50 herë, me dy armë që u sekuestruan më pas nga Policia.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat që përfunduan në mbajtje janë Eldin Muminovic, Sead Memic dhe Erhad Muminovic.
Lajmin e ka konfirmuar dje edhe Policia Rajonale në Pejë.
“Janë arrestuar tre meshkuj kosovar për shkak se të njëjtit dyshohet se kishin shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 46 gëzhoja ndërsa, nga të dyshuarit janë sekuestruar dy pistoleta. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”