Në një fermë nga fshati Saponicë e Kaçanikut, lopët dëgjojnë muzikë të Taynes. Fermerja tregon arsyen
“Muzika tek lopët është shkaku që lopët qetësohen dhe qumështin e prodhojnë më mirë dhe më qetë”, tregon ajo.
Por sa litra qumësht grumbullojnë këto lopë të cilat i ka fermerja nga Saponica e Kaçanikut.
Grumbullojmë 120 litra qumësht, brenda ditës prodhojna”, thekson ajo. Sa i përket çmimeve të bylmetit nga kjo fermë, fermerja tha se çmimi i litrës së qumështi ka çmimin 80 cent, ndërsa kg i djathit 7 euro. “Çmimi i litrës së qumshit është 80 cent, kilogrami i djathit është 7 euro”, bënë të ditur ajo. Ajo tutje tregon procesin e përgaditjes së djathit dhe kualitetit e tij. “Kualiteti i këtij djathi është se ne mazën nuk e hjekim dhe e zhiejmë qumështin derisa të ndanë ujin”, tregon ajo.