Faton Hajrizi, varroset të dielën në ora 14:00, në fshatin Klinë e Ulët në Skenderaj.

Kështu njoftoi vëllai i tij Artan Hajrizi, përmes një postimi në Facebook.

Trupi i të ndjerit u transportua nga Serbia në Kosovë mbrëmë një orë pas mesnate.

Sipas asaj që Serbia thotë, Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në Loznicë të Serbisë, nga forcat serbe.

Ai dyshohet se para se të vritej, e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur, gjatë kohës kur tashmë i ndjeri ishte në arrati, pasi ai iku nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë ku po e vuante dënimin prej 25 vjetësh.