Ragip Xhaka, kandidat i PDK-së për deputet, ka takuar sot Klestorin, djalin e kryetarit Kadri Veseli, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se qetësinë dhe maturinë që tregonte, ishte e qartë se trashëgonte forcën dhe vizionin e babait të tij.

“Jam mirënjohës për gjithçka që Kadri Veseli ka bërë dhe krenar që pas tij ka lënë një djalë kaq të denjë, i cili vazhdon përpara me kokën lart e kurajë”, ka shkruar Xhaka.

Postimi i tij i plotë:

Sot takova Klestorin, djalin e kryetarit Kadri Veseli. Me qetësinë dhe maturinë që tregonte, ishte e qartë se trashëgonte forcën dhe vizionin e babait të tij.

Jam mirënjohës për gjithçka që Kadri Veseli ka bërë dhe krenar që pas tij ka lënë një djalë kaq të denjë, i cili vazhdon përpara me kokën lart e kurajë.