Isak Neziri, ka zgjeruar fushatën duke vizituar pjesë të ndryshme të Kosovës. Sot gjatë ditës ishte në Gjilan ku u prit nga Muhamet Ajrullahu ku folën për planin ekonomik të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza për rritjen e bizneseve dhe fuqizimin e sektorit privat në vend.
Në këtë takim me Ajrullahun, që është edhe nipi i heroit, Agim Ramadanit, u bisedua për një angazhim të përbashkët në të mirë të Kosovës.
“Në Gjilan me pronarin e A.R. KATANA, Muhamet Ajrullahu, diskutuam për planin ekonomik të kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza për rritjen e bizneseve dhe fuqizimin e sektorit privat në vend”, ka shkruar Neziri.