Fahrije Hoti nga Kooperativa “Krusha” I ka reaguar ministrit Faton Peci, i cili ka thënë se në vitin 2017 ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrije Hotin nga Kooperativa Bujqësore “Krusha”, duke ia kërkuar kthimin e 17,800 eurove.
Hoti fillimisht ka thënë se Kooperativa është refuzuar gjithmonë në aplikimet për grante që nga 2015, por shton ajo, në vitin 2023 Kooperativa asnjëherë nuk ka qenë më shumë e kompletuar.
“Assesi nuk lejoj me m’u njollos emri im personal që unë e kam nis pa ndihmën e askujt po ndërkohë m’u kanë bashkëngjit edhe njerëz tjerë. Kjo që më ka shqetësu në këtë kohë është që ministri Peci, gjatë kohës kur zyrtarët apo gazetarët kanë gjetë një dokument që unë jam refuzu nga Minsitria e Bujqësisë, qoftë me arsye qoftë pa arsye. Por Kooperativa ka punëtorë, ka staf, ka menaxhment që janë të profilit të projekteve. Kemi apliku, jemi refuzu. Jo më 2024 por nga 2015 deri më sot, nuk kemi marrë përkrahje. Arsyeja ka qenë që nuk i kemi mbush ndoshta kriteret më 2015, kemi qenë shumë më keq se sot ku jemi dhe jemi refuzu, ka vazhdu më 2017 por më 2023 kurrë më parë Kooperativa nuk ka qenë më e kompletume se sot, duke marrë parasysh eksportin në vendet e BE-së, eksportin në ShBA që jemi të vetmit përpunues që eksportojmë në ShBA”, ka thënë Hoti në një konferencë për media.
Sa i përket pretendimeve të ministrit Peci se ajo është paditur nga ministria e Bujqësisë më 2017, e udhëhequr nga Memli Krasniqi dhe se i është kërkuar kthimi i 17 mijë e 800 eurove, Hoti ka thënë se kurrrë nuk ka marrë ftesë që është paditur, teksa ka kërkuar nga Faton Peci që të kërkojë falje.
“Ministri Peci më ka përmend që zonja Fahrije Hoti është paditur në Gjykatë. Përkundrazi, unë nuk kam marrë një ftesë të tillë, nuk kam marrë asnjëherë një ftesë që unë jam e paditur që nuk i kam kthy mjetet që m’u kanë ekzekutu në 2015-1017. Unë nuk e di ku e ka gjetë atë dosje dhe kërkoj nga ministri të kërkoj falje për këtë njollosje që ju ka adresu jo vetëm Fahrijes, janë njollos të gjitha gratë e Krushës në këtë etiketim që ministri e ka adresu ndaj neve. Kërkoj nga ai që të kërkojë falje publike”, ka deklaruar tutje.