Pas konfliktit të ndodhur të dielën në Prizren, ku tre persona mbetën të plagosur, mjeku rajonal i Prizrenit, Daut Mustafa, ka dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Dy prej tyre, që janë emigrantë dhe në moshë të re, janë në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën.
Ndërkohë, gjendja e të tretit po ashtu mërgimtar, është më e lehtë dhe është në përkujdesje intensive.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale të tentativës për vrasje.
Për më shumë detaje mbi këtë ngjarje, mund të dëgjoni gazetarin Nuhi Salihu në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.