Elvana Gjata vazhdon të mbetet prej vitesh një nga artistet më në zë shqiptare, gjithashtu me famë ndërkombëtare.

Mirëpo përpos suksesit të saj, duket se skena e “Eurovizionit” mbetet ende një dëshirë ende e paprekur për të.

Aktualisht po qarkullojnë zëra pranë organizatorëve se Elvana Gjata do të jetë pjesë e garës të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin shqiptar.

Madje ajo do të futet në këtë garë për fitore, e cila më pas do ta çojë si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion.

Lista zyrtare nga organizatorët e Festivalit të Këngës këtë vit, pritet të publikohet sot dhe ku do shohim nëse Elvana po rikthehet vërtet.

Rikujtojmë se Elvana me të njëjtin synim ka garuar disa vite më parë në Festivalin e Këngës, me këngën “Me tana”, e teksa të gjithë besonin se do të ishte fituesja, çmimin e rrëmbeu Arilena Ara.

Atë vit Eurovizion nuk u zhvilluar prej pandemisë, por duket se këtë vit asgjë nuk e ndal Elvanën për të luftuar sërish për rrugën drejt Eurovizionit.