Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Vranjevcin sonte. Për motive akoma të panjohura, një grua ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali ekskluzivisht gruaja e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku.

E dyshuara tashmë është arrestuar, ndërsa vendi ku ndodhi krimi është rrethuar me shirita.

Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion.

Akoma s’dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i rëndë.