Kosovarët jo rrallëherë japin shuma të majme parash te personat jokompetentë për të kryer shërbime të ndryshme, të cilët më vonë rezultojnë të jenë vetëm mashtrues. Pre e një mashtrimi të tillë ka rënë edhe një 61-vjeçar nga Istogu, i cili ka paguar një shumë të majme parash për një lokal, raporton Gazeta Sinjali.
Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetimet dhe dy persona ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht së bëhet fjalë për Florentina Dakaj rreth (25 vjeçare) dhe Berat Mehmetukaj (rreth 32 vjeçar).
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima e ka denoncuar rastin dhe ka raportuar se i ka paguar dy persona hiç më pak se rreth 30 mijë euro për gjoja blerjen e një lokali.
Lokali që dy të dyshuarit e mashtruan 61-vjeçarin që po ia shesin është pronë e Komunës së Istogut.
Sipas dëshmisë së viktimës, të dyshuarit i kanë kërkuar paratë në vlera të ndryshme, të cilat ua ka dërguar qe rreth dy vjet.
Sinjali mëson se pas dhënies së deklaratës së viktimës dhe mbledhjes së informacioneve të para, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mashtrimi”.
Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.