Kandidati për deputet i LDK-së, Alban Rraci ka njoftuar sot për fillimin e fushatës zgjedhore e cila nis me 11 janar.
Rraci që është edhe kryetar i degës së Klinës, u ka bërë thirrje mbështetësve të LDK-së që me 11 janar të mblidhen në Prishtinë për sic ka thënë ai, hapjen e rrugës së fitores.
“Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, mbështetësit e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë – mblidhemi të gjithë në Prishtinë”, ka shkruar Rraci.