Sot rreth orës 19:00 një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës, raporton Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion”, tha ai për Sinjalin.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky aksident.