Policia e Kosovës ka njoftuar se, më datë 20.11.2024, është raportuar për një person të zhdukur. Bëhet fjalë për Arianita Gajtani, e lindur në vitin 1999, banuese në Lipjan.

Që nga dita e raportimit, njësitet policore të hetimeve dhe kërkimeve, në koordinim me prokurorinë dhe bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë disa veprime për gjetjen e saj, si:

Intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit. Kontrollimi i hyrje-daljeve në të gjitha pikat kufitare. Kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura). Analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin.

Veprimet dhe kërkimet policore vazhdojnë, dhe pas marrjes së autorizimit nga prokurori i shtetit, Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve.

Të gjithë ata që kanë informacion të ndërlidhur me Arianita Gajtanin, janë të lutur t’i përcjellin ato policisë përmes numrit të telefonit 192.

Kontributi juaj është i rëndësishëm në këtë fazë të hetimeve.