Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një ndjekjeje të dhunshme me veturë ndaj bashkëshortes së tij, e cila përfundoi me lëndime trupore dhe dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, kur burri e ka ndjekur me veturë bashkëshorten e tij dhe, teksa të dy automjetet ishin në lëvizje, ka shkaktuar përplasje, duke e lënduar atë.
E plagosura është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa motivet e këtij sulmi ende mbeten të paqarta.