Një grua në fshatin Krushicë të Suharekë dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë, me lartësi rreth gjashtë metra, e cila është dërguar në emergjencën e Spitalit të Prizrenit, ku edhe ka vdekur.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se policia fillimisht kishte marrë njoftimin se 35-vjeçarja ishte rrëzuar nga shkallët dhe ishte pa ndjenja.
Në konfirmim thuhet se është inicuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Me datën 01.10.2024 , pak pas orës 11:00 policia ka marr njoftimin se në fshatin Krushicë e epërme të Suharekës një femër rreth 35-vjeçare ( D. K.) në rrethana të pa njohura për momentin ishte rrezuar nga shkallet dhe ishte pa ndjenja”.
“Viktima ështe dërguar emergjencë, në ora 11:50 policia është njoftuar se viktima kishte nderruar jetë ne Spitalin Rajonal të Prizrenit . Njësitet përgjegjëse policore kanë dal në vend ngjarje dhe janë marrur me rastin. Në lidhje me këtë rast, në koordinim me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krimeve të Rënda janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore”.
“Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra. Me urdhër të Prokurorit është inicuar rast “Hetim i vdekjes”, trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet tutje në konfirmim për klankosova.