Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur lagjen Bllok 70.
Siç raporton Alsat M babai ka rrëmbyer armën dhe ka gjuajtur në drejtim të të birit duke e lënë të vdekur.
Policia është në vendin e ngjarjes, dhe po heton rastin.
Raportohet se ngjarjes i ka paraprirë një sherr verbal, derisa bëhet me dije se viktima është 46-vjeç derisa dorasi 70-vjeç.