Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan GazetaDemos.

Nga ky aksident, dy persona kanë vdekur, e tre të tjerë janë lënduar.

Kështu ka deklaruar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Po ashtu ka edhe persona të lënduar të cilët janë rrezikut për jetë. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një kamion. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin”, u shpreh ai.