Dy aksidente kanë ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë.

Si pasojë e këtyre dy aksidenteve, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Detaje për dyja aksidente për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Hoxha bëri me dije se aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Vragoli rreth orës 22:10.

“Në këtë aksident të përfshira ishin dy automjete, me ç’rast janë lënduar dy persona”, tha Hoxha.

Ai theksoi se rasti tjetër ka ndodhur po në këtë fshat rreth orës 22:25.

“Katër automjete ishin të përfshira, një person i lënduar”,deklaroi ai.

Zëdhënës i policisë shtoi se në dyja rastet është përgjigjur Njësia për Kontroll në Autostradë.

“Policia është marrë me këto raste të aksidenteve dhe hetimet lidhur me shkaktarët e këtyre aksidenteve janë në proces nga njësitet kompetente policore”, tha Hoxha